Në mbretërimin e Josias, mbretit të Judës (640-609 para Krishtit), i cili ndërmori një reformë fetare dhe një kthim te nderimi i Perëndisë së vërtetë, Libri i Ligjit u rigjet në Tempullin e Jerusalemit. Kur dëgjoi fjalët që ai përmbante, mbreti shqeu rrobat dhe vajtoi duke thënë: “E madhe duhet të jetë zemërata e Zotit, që është ndezur kundër nesh, sepse etërit tanë nuk u janë bindur fjalëve të këtij libri” (IV Mbret. 22:14). Ai dërgoi priftërinj te profetesha Hulda, gruaja e Shallumit, që banonte në Jerusalem. Nën frymëzimin e Perëndisë, ajo ripohoi zemërimin e Perëndisë kundër Jerusalemit të pabesë, por i tha mbretit Josia këto fjalë: “Kështu flet Zoti, Perëndia i Izraelit, meqë zemra jote është prekur dhe ti je përulur para Zotit, Perëndisë së Izraelit, kur dëgjove vendimin që unë shqiptova kundër këtij vendi dhe banorëve të tij, që do të bëhen objekt tmerri dhe mallkimi, dhe meqë ti ke grisur rrobat e tua dhe ke vajtuar përpara meje, unë të kam dëgjuar. Prandaj unë do të të bashkoj me etërit e tu; ti do të pritesh në paqe në varrin tënd, sytë e tu nuk do të shikojnë të gjitha fatkeqësitë që do të bëj të vijnë mbi këtë vend”. Me të vërtetë, ndodhi që pas vdekjes së këtij mbreti të drejtë, filluan shumë fatkeqësi, të cilat çuan në rrënimin e Jerusalemit dhe internimin e popullit në Babiloni (609-587). Sa për profeteshën Hulda, Shkrimi i Shenjtë nuk jep detaje të tjera të jetës së saj.




Mbrapa

PayPal