
Shën Antioku ishte me origjinë nga Sebastia dhe ishte vëllai i shën Paltonit (19 nëntor). Ushtronte profesionin e mjekut, dhe vraponte qytet më qytet dhe fshat më fshat për t’u kujdesur për të sëmurët. Në një prej udhëtimeve të tij në Galati dhe Kapadhoki, u arrestua nga qeveritari Adrian. E varën në trekëmbësh dhe ia thyen brinjët, i kaluan pishtarë të ndezur mbi plagë. Meqë ishte i pandjeshëm në këto tortura, pasi qëndroi gjatë gjithë natës në burg, në mëngjes e hodhën në një kazan mbushur me vaj të nxehtë.
Qëndroi atje për shtatë ditë dhe nuk pati asnjë plagë, por shkëlqente nga lavdia hyjnore. E hodhën te bishat e egra, por këto nuk guxuan t’i afroheshin. Pak më vonë, i përmbysi tërë idhujt me anën e lutjes dhe i bëri pluhur. Ia prenë kokën duke marrë kurorën e martirizimit. Kur koka i ra nga shpata, gjak dhe qumësht rrodhi nga qafa. Para kësaj mrekullie xhelati Qirjako, rrëfeu hapur Krishtin dhe hodhi anatemën mbi Adrianin dhe idhujt. Ia prenë kokën dhe u bashkua me Antiokun në oborrin e shenjtorëve.
Mbrapa
