Oshënar Nikita ishte episkop i Apollonisë, në Bitini, në kohën e persekutimit ndaj ikonave të shenjta nga Leoni III Isauri (717-741). Duke qëndruar i palëkundur në shkëmbin e besimit të vërtetë me anë të studimit të Shkrimit të Shenjtë dhe të shkrimeve të Etërve hyjmbajtës, i mësonte besimtarët t’i qëndronin besnik besimit të Kishës dhe të vërtetën e fjalëve të tij e shprehte me dashurinë që tregonte ndaj atyre që ishin në vështirësi.If you like our project and you are satisfied with our work and effort, please consider making a donation that would help us to survive on the Internet and in further development of the project.
There are many other ways to help...