
Eulampi dhe Eulampia jetuan në Nikomedi kur qeveriste perandori Maksimian dhe guvernatori Maksim (rreth 296). Ishin strehuar në malet afër qytetit për t’iu shpëtuar persekutimeve kundër të krishterëve. Një ditë, shokët e dërguan Eulampin në qytet për të blerë bukë, por rrugës u kap nga paganët. E çuan për ta pyetur para perandorit. Rrëfeu me kurajë besimin te Krishti. Kur e nxorën nga marrja në pyetje, iu duk se shenjti do t’u bindej dhe do pranonte t’u sakrifikonte idhujve. E çuan në tempull. Teksa ecte për të sakrifikuar, e urdhëroi statujën e Arisit (Marsit) të binte përmbys, dhe menjëherë statuja ra përtokë dhe u thërrmua.
Paganët u marrosën dhe u vërsulën mbi atletin e Krishtit për ta torturuar. Në çastin që e mundonin, e motra, Eulampia, erdhi dhe iu lut që të martirizohej edhe ajo bashkë me të. Dhe Zoti e dëgjoi lutjen: e kapën edhe Eulampian dhe e hodhën në një kazan me vaj të përvëluar bashkë me të vëllain. Perëndia e lejoi që të martirizoheshin, me qëllim që të shkëlqente fuqia e Tij; për këtë arsye shenjtorët s’pësuan gjë, dhe nga kjo që ngjau, dyqind paganë i besuan Krishtit.
Ua prenë kokat bashkë me Eulampin dhe Eulampian, duke u bashkuar kështu me korin e të lumurve.
Mbrapa
