
Në rininë e tij Evmeni iu përkushtua plotësisht asketizmit të fortë dhe jetës së ashpër, shoqëruar nga një përulësi e jashtëzakonshme. Fytyra e tij lahej vazhdimisht nga lotët dhe askush nuk e pa kurrë të dënojë të afërmin e tij ose të pranojë të dëgjojë ata që flisnin keq për të tjerët. Ai arriti një virtyt të madh dhe banorët e qytetit të Gortinës e detyruan të bëhet episkop i tyre. Si instrument i ëmbël i Shpirtit të Shenjtë, ai e kreu këtë detyrë me urtësi të madhe dhe bëri shumë mrekulli me anë të lutjeve.
Shkoi në Romë për të ndriçuar kryeqytetin me mësimet e tij hyjnore dhe me mrekullitë. Prej andej shkoi në Tebaidë ku me anë të lutjes i dha fund thatësirës së tejzgjatur që mbretëronte në vend. Aty është vendi ku fjeti në Zotin. Besnikët e krahinës e dërguan trupin e tij në atdheun e vet, që të varrosej në vendin e quajtur Rhaksos, ku gjendet edhe trupi i paraardhësit të tij, shën Kirillit (4 qershor).
Mbrapa
