Shën Haritina ishte skllave e një zotërie me emër, e Klaudiusit, dhe jetonte në kohën e perandorit Dioklecian dhe kontit Domitius (rreth 290). Konti kishte dëgjuar të flitej për të, prandaj i shkroi zotërisë së saj t’ia dërgonte për të parë nëse ishte e krishterë. Klaudiusi nuk mund të mos dyshonte për ekzekutim dhe, i pikëlluar për humbjen e Haritinës, u vesh me thes dhe vajtoi hidhur.

Por Haritina e fortë në sigurinë ngazëlluese të apostujve të Zotit, e ngushëlloi me këto fjalë: “Zotëria im, gëzohu dhe mos u hidhëro, sepse do të ofrohem si një therore e pëlqyer për Perëndinë për mëkatet e mia dhe të tuat”. Ai iu përgjigj: “Shërbëtore e Perëndisë, kujtohu për mua në Mbretërinë e qiejve”, pastaj e dërgoi te konti. E nxorën para gjykatësit, por vajza rrëfeu me guxim Krishtin.

Që ta turpëronin, i qethën kokën, por me fuqi hyjnore i dolën flokë të tjerë edhe më të dendur. Ia hoqën lëkurën e kokës dhe i vunë thëngjij të ndezur. I shkuan hell në kraharor dhe ia dogjën brinjët me pishtarë, më pas, i lidhën një gur në qafë dhe e hodhën në det. Por mrekullisht shpëtoi dhe u shfaq sërish para kontit, për t’i treguar se besimi i të krishterëve është më i fortë se çdo torturë që mund të sajonin ata.

E keqtrajtuan përsëri dhe vendosën ta jepnin në një shtëpi prostitucioni; por shenjtorja iu lut Zotit ta shpëtonte nga kjo sprovë, kështu dha shpirtin e saj te Perëndia. Çka kishte mbetur prej saj e hodhën në det, por dolën në breg prapë. Klaudiusi i mblodhi dhe i varrosi me perëndishmëri.




Mbrapa

PayPal