Vinte nga qyteti i Barcelonës (Spanjë) dhe ishte edukuar me të gjitha parimet e mëshirës. Ishte ende 12 vjeçe kur perandori pagan Dakiani i përgjakshëm, mik i Dioklecianit, kishte ardhur në vendin e tij me detyrë për të kryer persekutimet kundër të krishterëve. U largua fshehur nga shtëpia e të atit dhe shkoi para perandorit të shpallte Emrin e Shenjtë të Krishtit me guxim, gjë që e befasoi tiranin.

Ky i fundit mendoi se mjaftonte të talleshin pak me këtë fëmijë për ta bindur, kështu një ushtar e mori mbi supe dhe e shëtiti rrugëve të Barcelonës, ndërsa një tjetër e godiste me shkop. Por Evlalia nuk ndihej e poshtëruar, por në të kundërt shkëlqente dhe njerëzit shikonin te kjo qëndrueshmërinë e saj. Por kjo sjellje e tërboi tiranin, kështu vendosi ta zhvishnin e t’ia hiqnin lëkurën me thonj hekuri e më pas t’ia digjnin me pishtarë. E hodhën në një gropë me kafshë të egra dhe më pas i hodhën vaj të skuqur e plumb të shkrirë.

Aq shumë e forcoi Hiri i Perëndisë, saqë nuk ndiente asnjë dhimbje në trup. Torturat nuk përfunduan me kaq. Kur po e lidhnin mbi një kryq, pjesëmarrësit në martirizim e panë shpirtin e saj të ngrihej lavdishëm drejt qiellit, në formën e një pëllumbi të bardhë. Shën Evlalia është nderuar më pas si mbrojtësja e qytetit të Barcelonës.




Mbrapa

PayPal