Shën Albani vinte nga një familje paganësh të shtresës së thjeshtë. Jetonte në Verulianum, diku midis shek. III dhe IV. Ai takoi një prifti të krishterë që ndiqej nga persekutorët, Amfibalin dhe e strehoi në shtëpinë e tij. Albani shikonte mikun të këmbëngulte në lutje natë e ditë me shumë besim e përulësi dhe u prek nga hiri; filloi të ndiqte shembullin e tij dhe ta pyeste në lidhje me krishterimin. Mësimet e atit të shenjtë larguan çdo dyshim idhujtarie dhe më pas mori ndriçimin e Pagëzimit të shenjtë.
Guvernatori romak e mori vesh se misionari fshihej tek Albani dhe dërgoi ushtarë për ta kapur. Kur ata mbërritën në shtëpi, gjetën Albanin që ishte veshur me rroba priftit, për të shpëtuar mikun. U mor në gjyq pa kundërshtuar dhe arriti në çastin kur po u flijonin idhujve. Gjykatësi, pasi e mori vesh, e kërcënoi me vdekje nëse do të refuzonte të dorëzonte priftin që kishte fshehur dhe nëse nuk do t’u falej idhujve. Kur i kërkoi të thoshte se çfarë ishte, Albani iu përgjigj se ishte i krishterë, si në emër ashtu edhe në jetë dhe u tall me idhujt. Atëherë gjykatësi dha urdhër ta rrihnin pa mëshirë, por kur shenjtori i duroi të gjitha si një qenie e patrup e që rrezatonte gëzim, urdhëroi të ekzekutohej pa vonesë.
Tregohet se duke shkuar për tek vendi i dënimit, shën Albani me anë të lutjes bëri që turmën e njerëzve, që kishin ardhur të shihnin ekzekutimin e tij, të kalonte në lumin Ver pa iu lagur këmba. Pas kësaj mrekullie, një nga xhelatët u kthye dhe deklaroi se ishte gati të ekzekutohej ai vetë në vend të shenjtorit. Ndërsa e tërhiqnin zvarrë për ta çuar në majën e një kodre, me lutjet e tij bëri të dilte ujë nga një burim, ku njerëzit mund të pinin. U lut për persekutorët e tij dhe më pas e la veten nën shpatën e tyre.
Në çastin kur koka e tij rrokullisej në tokë, sytë e xhelatit ranë përdhe. Pas një numri të tillë mrekullish, qeveritari vendosi të ndalohej persekutimi dhe të nderohen martirët e Krishtit. Që atëherë, shumë të sëmurë gjetën shërim pranë varrit të shenjtorit dhe kujtimin e tij u përhap në mbarë Anglinë dhe nderohet atje si martiri i parë dhe më pas në gjithë Evropën.




Mbrapa

PayPal