
Akilini, guvernator i Lindjes gjatë mbretërimit të perandor Deciusit (rreth 250), u nis një ditë për t’u kuruar në ujërat termale të Bisaltias. Urdhëroi që me këtë rast të merrnin edhe 370 të krishterë të Nikomedisë, të cilët i kishin burgosur me urdhër të tij, që t’i detyronin të sakrifikonin në tempullin e Izisit. Por ata refuzuan, prandaj dhe ua prenë kokat.
Gjatë martirizimit të tyre, Paramoni i drejtë i thirri qeveritarit: “Ç’mizori po shoh! Një masakër e poshtër ndaj këtyre të drejtëve, si të ishin bagëti!”.
Kur Akilini i dëgjoi këto fjalë urdhëroi ta arrestonin Paramonin. Përgjatë udhës, ushtarët e ekskortës së tij e keqtrajtuan shenjtin në mënyra të ndryshme: disa e godisnin me heshtë, të tjerë ia prenë gjuhën dhe të tjerë gjymtyrët. Në fund, e vranë para qeveritarit.
Mbrapa
