
Këta apostuj të shenjtë bënin pjesë në të Shtatëdhjetë Dishepujt e Shpëtimtarit.
Shën Olimpai dhe Rodioni (Herodioni), përmendur nga shën Pavli në Letrën drejtuar Romakëve (Rom. 16), ndoqën shën Petron në Romë, ku dhe ua prenë kokat gjatë persekutimit të Neronit (54).
Shën Sosipatri, i cili përmendet nga shën Pavli (Rom. 16.21), u bë episkop i Ikoniumit dhe fjeti në paqe.
Terti pasoi në fronin e tij dhe fjeti edhe ai në paqe.
Erasti (Rom. 16.21) u bë ikonom i Kishës së Jerusalemit e më pas episkop i Paneades (Qesari e Filipisë) dhe fjeti në paqe.
Kuarti (i përmendur në të njëjtën letër) u bë episkop i Beritës(Bejrut). Vuajti në shumë prova për besimin dhe ktheu në Krishterim pjesën më të madhe të paganëve të qytetit, para se të flinte në paqe.

Mbrapa
