|
|
Ngjallja e Llazarit Këtë të shtunë nderojmë ngjalljen e Llazarit prej Jisu Krishtit. Llazari ishte shok i Krishtit dhe motrat e tij, Marta dhe Maria, e mikprisnin në shtëpinë e tyre shumë herë, e cila ndodhej në Vithani afër Jerusalemit. Disa ditë përpara pësimeve të Krishtit, Llazari u sëmur dhe të motrat e tij lajmëruan Zotin Krisht, i cili ndodhej...Transferimi i lipsanit të Niqiforit të Konstandinopojës Kur shën Metodi (14 qershor), u ngjit në fronin episkopal të Konstandinopojës pas shkarkimit të Joanit, patriarkut heretik (842), ai iu drejtua perandorit Mihail dhe nënës së tij, perandoreshës Theodhora (11 shkurt), duke u thënë se nuk ishte e drejtë që të lihej në mërgim trupi i patriarkut të shenjtë Niqifor, i cili kishte mbrojtur...Hierodëshmorët Publi Shën Publi u bë episkop i Athinës pak kohë pas shën Dionis Areopagjitit (3 tetor). Ai rrënjosi te populli një besnikëri të vërtetë ndaj traditave të apostujve dhe pësoi vdekje martirike për Krishtin gjatë persekutimit të Mark Aurelit (161-180). Në fronin episkopal të Athinës e pasoi Kodrati. |