Nuk e njohim me saktësi origjinën e profetit Abdiu, profecia e të cilit, më e shkurtra nga 12 profecitë e vogla (të Dhiatës së Vjetër), përmban kërcënimet kundër Edomit krenar dhe shpalljen e ditës së afërme të Zotit, kur kombet do të dënohen në zjarr dhe Izraeli do të shkëlqejë nga drita e Perëndisë, nga lartësia e malit mistik të Sionit.

Sipas disave, Abdiu ishte ekonomati i mbretit Ahab (i quajtur në tekstin hebre Obadiahu, 874-853 para Krishtit), i cili, kur Jezabeli masakroi profetët e Zotit, fshehu 100 nga ata në shpella, 50 e 50, dhe u jepte bukë e ujë (III Mbret. 18). I dërguar nga mbreti në kërkim të ushqimit për bagëtinë e uritur për shkak të thatësirës që erdhi nga Ilia, ai takoi profetin e madh, që i kërkoi të shkonte t’i shpallte mbretit vizitën e tij.

Në vazhdim, Abdiu la shërbimin pranë mbretit dhe u bë dishepull i Ilias. Atëherë shkroi edhe profecinë e tij.




Mbrapa

PayPal